
Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit me inicialet F.K., i cili dyshohet për marrje dhe ryshfet në lidhje me votat.
Sipas raportimeve në media, F.K. është djali i kryetarit të Junikut, Agron Kuçi.

Agron Kuçi, kryetar i Junikut
“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit konform nenit 187 par. 1 nënparagrafi l.l dhe 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në komunikatën për media
Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Insajderi.com