Një muaj paraburgim për djalin nga Ferizaj që kërcënoi nënën e tij

Një muaj paraburgim për djalin nga Ferizaj që kërcënoi nënën e tij

Gjykata Themelore në Ferizaj ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit me inicialet S.S., për shkak se dyshohet që ka kryer veprën penale “kanosja”, njofton Insajderi.

Sipas gjykatës, i pandehuri e kishte kërcënuar nënën e tij me inicialet E.S., duke i kërkuar pesë euro për të blerë birra.

“Duke kanosur nënën e tij se nëse nuk ia jep të hollat do ta vret me thikë dhe në atë moment kishte marrë thikën e kuzhinës, me ç’rast e dëmtuara detyrohet që t’ia blej birrat. Pas konsumimit të birrave i pandehuri përsëri kanos nënën dhe motrën e tij me thikë, duke iu thënë se do t’i vret, me çka të dëmtuarat detyrohen të largohen nga shtëpia”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës.

Po ashtu, palët janë njoftuar se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Insajderi.com