Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji Faton Brahimit, i cili dyshohet për vrasjen e djalit të axhës së tij, për shkak të një konflikti për pronë, njofton Insajderi.
Ngjarja kishte ndodhur rreth një javë më parë, në fshatin Novosellë të Pejës.
“Me datë 24.04.2021, rreth orës 14:30 minuta, në oborrin e tani të ndjerit, me dashje e për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe të atëçastshme rreth pronës, në mes të pandehurit dhe tani të ndjerit, gjersa tani i ndjeri ishte duke e thurur pronën, vie deri tek konflikti verbal lidhur me pronën, me ç’rast i pandehuri nga shtëpia e tij merr armën dhe gjuan në drejtim të tani të ndjerit dhe si pasojë e goditjeve nga arma tani i ndjeri nga plagët e shkaktuara vdesë gjersa i pandehuri së bashku armë largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën për medie të gjykatës.
Me këto veprim i pandehuri F.B për të kryer veprën penale ‘vrasje’ dhe veprën penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’./Insajderi.com