Një muaj paraburgim për gjilanasin që e fotografoi nudo dhe e kërcënoi kolegen e punës

Një muaj paraburgim për gjilanasin që e fotografoi nudo dhe e kërcënoi kolegen e punës

Gjykata Themelore e Gjilanit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit F.M, i cili dyshohet se e kishte fotografuar nudo kolegen e tij të punës dhe e kishte kërcënuar se do t’ia publikonte fotografitë, nëse ajo nuk kryen marrëdhënie seksuale me të, njofton Insajderi.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri fillimisht është njohur me të dëmtuarën E. I., në vendin e njëjtë të punës dhe pasi që të njëjtën e ka fotografuar nudo i pandehuri në vazhdimësi me qëllim të shqetësimit, frikës dhe cenimit të dinjitetit të dëmtuarës e ka kanosur të njëjtën, duke i thënë se fotot nudo do t’ia publikonte në shoqëri, familje, nëse e njëjta nuk del me të për të kryer marrëdhënie seksuale”, thuhet në njoftimin për medie.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “ngacmim”, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Tutje, thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin të Përgjithshëm, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të pandehurit, për caktimin e masave alternative, duke konsideruar se caktimi i masës së paraburgimit krijon kushte për zhvillimin me sukses të procedurës penale../Insajderi.com