Një muaj paraburgim për gruan që dyshohet se mbyti motrën e saj

Një muaj paraburgim për gruan që dyshohet se mbyti motrën e saj

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji  të pandehurës me inicialet F.S., e cila dyshohet për vrasjen e motrës së saj, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të gjykatës, ngjarja kishte ndodhur më 9 maj, në shtëpinë e tyre familjare.

“E pandehura F.S. dyshohet se me datë 09.05.2021, rreth orës 11:30 në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, në shtratin e dhomës së gjumit, me qëllim që ta privoj nga jeta, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, tani të ndjerën T.S. për të cilën dyshohet se e ka ngulfatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit dhe e ndjera si pasojë e kësaj gjendje kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Kundër këtij aktvendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e aktvendimit./Insajderi.com