Gjykata Themelore në Prizren ia ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji zyrtarit policor, me inicialet F.K., njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftim, i njëjti kishte tentuar ta vrasë një person duke përdorur armën zyrtare.
“I pandehuri F.K., me datë 4 mars në orët e pasdites në Dragash, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.R., dhe me atë rast me dashje vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit M.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe rrahje paraprake e nxjerr pistoletën zyrtare e markës ,,Glock” të cal. 9×19 mm. dhe shkrep një (1) herë nga një distancë në drejtim të të dëmtuarve”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Ngjarja ka ndodhur në Dragash.
Një muaj paraburgim, gjykata ia ka caktuar edhe dy të personave B.A., dhe E.R., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”.
“I pandehuri F.K., me datë 4 mars në orët e pasdites në Dragash, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin A.R., dhe me atë rast me dashje vënë në rrezik jetën e të dëmtuarit M.M., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje dhe rrahje paraprake e nxjerr pistoletën zyrtare e markës ,,Glock” të cal. 9×19 mm. dhe shkrep një (1) herë nga një distancë në drejtim të të dëmtuarve,
Të pandehurit B.A., dhe E.R., me datë kohë dhe vend të njëjtë marrin pjesë në rrahje e cila ka rezultuar me lëndim të rëndë trupor të A.R., dhe M.M., sipas raporteve mjekësore të Qendrës Emergjente në Prizren”, thuhet tutje në njoftimin për media.
Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.
Gjyqtarja e procedurës vlerëson se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, ngase të pandehurit me qëndrimin në liri mund të fshihen apo të jepen në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, duke marrë parasysh faktin se pas kryerjes së veprave penale prezenca e tyre në këtë procedurë është siguruar në mënyrë të dhunshme nga ana e zyrtarëve të policisë.
Gjithashtu duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, do të merren në pyetje të dëmtuarit, dëshmitarët të cilët akoma nuk janë dëgjuar, si dhe duke pasur parasysh peshën e veprave, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, ku të pandehurit me veprimet e tyre kundërligjore kanë cenuar jetën dhe integritetin trupor të dëmtuarve, dhe po ashtu faktin se raportet e acaruara në mesë të familjeve të pandehurve dhe të dëmtuarve, caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë të procedurës është i arsyeshëm për zhvillimin e papenguar të rrjedhës së procedurës hetimore.
Prandaj, nga ajo që u paraqit më lartë, shihet se qëndrimi i të pandehurve në masën e paraburgimit është mëse i arsyeshëm dhe i domosdoshëm në këtë fazë të procedurës penale, për zbatimin me sukses dhe efektiv të procedurës penale.
Shënim: Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi./Insajderi.com