Gjykata Themelore e Ferizajit, ka caktuar masë paraburgimi për V.M i cili dyshohet se nga shkelja e rregullave të komunikacionit, ka shkaktuar vdekjen e dy fëmijëve
Aksidenti tragjik kishte ndodhur të dielën, më 9 maj në Carralevë të Shtimës, njofton Insajderi.
Prokuroria ka treguar në detaje për mënyrën sesi kishte ardhur deri tek aksidenti.
“Ai derisa ishte duke drejtuar automjetin e tipit“Volksëagen Golf 1.9 TDI, nga pakujdesia, ka rrezikuar jetën e njerëzve, duke veprua në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, duke mos ia përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit, kushteve në rrugë, ashtu që me të hyrë në kthesë në anë e majtë të drejtimit të lëvizjes, frenon, automjeti bartet dhe kalon në anën e kundërt të anës së majtë të rrugës”.
Fëmijët me iniciale L.Rr dhe D.B, ishin dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por nuk kishin arritur që të mbijetonin. /Insajderi.com