Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Pejë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vrasjen ndodhi dy ditë më parë në një lokal në Pejë, njofton Insajderi.

Siç njofton gjykata, dorasi më parë ishte akuzuar dhe dënuar për ngacmim seksual të vajzës së mitur të viktimës.

Me datë 18.05.2021, rreth orës 15:30 minuta, në një lokal në Pejë, me dashje ka privuar nga jeta tani viktimën G.K dhe ka rrezikuar seriozisht jetën e personave të tjetër prezent në atë lokal, në atë mënyrë që për shkak të një ngjarjeje të mëhershme që kishte ndodhur ku i pandehuri ishte akuzuar dhe dënuar për ngacmim seksual të vajzës minore të viktimës, pasi viktima hyn në lokal dhe ulet në një tavolinë e porosit pije, me ta vërejtur të pandehurin ulur në tavolinën tjetër, nxjerr revolen nga brezi, e futë fishekun në tytë dhe shkon e ulet në tavolinën e të pandehurit dhe provon të shtie në drejtim të tij por pasi arma i bllokon, i pandehuri nxjerr revolen dhe gjuan shtatë herë në drejtim të viktimës, i cili për pasojë ndërron jetë në vend”, thuhet në njoftimin për media.

“Me këto veprime i pandehuri XH.J kishte për të kryer veprën penale vrasjes e rëndë nga  neni 173, par.1, nënpar.1.5 të KPRK-së dhe veprën penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 367 par.1 të KPRK-së”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.com