Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje te Tregu në Mitrovicë

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për vrasje te Tregu në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, njofton Insajderi.

“Sot, me datë 18 prill 2021, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin Sh.A., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës” thuhet në kumtesën e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.

Në seancën dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit, të mbajtur para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe të dyshuarit i është caktuar masa e paraburgimit prej një (1) muaji.

Gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë ka ndodhur një vrasje në Tregun e Gjelbër të qytetit, ku si pasojë e një konflikti të çastit një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, ndërkaq i dyshuari për këtë rast është ndaluar me urdhër të prokurorit. /Insajderi.com