Një muaj paraburgim për të dyshuarit e përfshirë në rrahjen e djalit të Rashiqit

Një muaj paraburgim për të dyshuarit e përfshirë në rrahjen e djalit të Rashiqit

Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji shtatë personave që dyshohet se janë përfshirë në sulmin ndaj djalit të politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, njofton Insajderi.

Të dyshuarit për këtë rast janë M.R., Ç.ZH., L.K., B.ZH, D.N., M.J. dhe D.T.

“Ata dyshohen se me datë 23.02.2021 rreth orës 11:00, në fshatin Llapnasellë në Graçanicë, përkatësisht në afërsi të shkollës fillore “Miladin Mitic”, derisa i dëmtuari Nikolla Rashiq ishte në autobusin lokal me shokët e tij, ashtu që me të zbritur nga autobusi, të pandehurit e shajnë dhe e ofendojnë të dëmtuarin,  ku dhe më pas ka filluar rrahja në mes të dy grupe ndërmjet të pandehurve, me ç’rast sipas prokurorisë të dëmtuarit  i shkaktojnë lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Insajderi.com