një mijë euro (1.000) " />

Një muaj pas dënimit, ETC-ja e Ramiz Kelmendit reagon kundër vendimit të Inspektoriatit të Tregut

Një muaj pas dënimit, ETC-ja e Ramiz Kelmendit reagon kundër vendimit të Inspektoriatit të Tregut

Rrjeti i marketeve, ETC ka reaguar një muaj pasi që ishte dënuar me një mijë euro (1.000) gjobë nga Inspektorati i Tregut për mashtrim ndaj konsumatorëve.

Në reagimin e ETC-së thuhet se produkti për të cilin është ankuar konsumatori për të cilin u raportua dje është i kampanjës aksionale për produktin vendor “Djath Trapista Gjysëm hëne SOLE”.

“Ndonëse në brendësi të artikullit ku është i përfshirë edhe raporti i inspektoratit është sqaruar se “Me rastin e e inspektimit situata nuk ka qen ashtu siç e ka përshkruar konsumatori por ne i kemi verifikuar artikujt në të cilët është ankuar konsumatori dhe duke u bazuar në kartelin e shitjes, produktet e cekura kanë qenë në zbritje” andaj konsiderojmë se artikulli ka pasur titull tendencioz dhe të dëmshëm për biznesin e rrjetit të marketeve ETC”.

“Përmes këtij reagimi ne i sigurojmë konsumatorët se e rrjeti i marketeve ETC është i përkushtuar në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve cilësore dhe i lusim mos të bijnë pre e spekulimeve të tilla të cilat bëhen nga individ apo grupe interesi me qëllim të keq-informimit dhe tentativave për dëmtimin e biznesit”, thuhet në reagimin e ETC-së.

Përveç dy produkteve për të cilat Inspektorati i Tregut se në marketit “ETC” në Lipjan, kanë pasur mospërputhje mes çmimeve të ekspozuara në rafte, për të cilat edhe është dënuar, Insajderi ka raportuar edhe për ankesat e një konsumatori në pikën tjetër të ETC-së në Ferizaj.

Ky konsumator ka njoftuar se ka  gjetur të ekspozuar produktin ushqimor, “Djath Trapista Gjysëm hëne Sole” në raft me çmimin me zbritje 5.69 nga 6.19, çmim ky që nuk është real. Konsumatori ishte ankuar për këtë rast në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë nga ku edhe ka marrë përgjigje se është inspektuar.

“Me rastin e enspektimit situata nuk ka qen ashtu siç e ka përshkruar konsumatori por ne i kemi verifikuar artikujt në të cilët është ankuar konsumatori dhe duke u bazuar në kartelin e shitjes, produktet e cekura kanë qenë në zbritje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë, shkruan Insajderi.