Një muaj pas raportimit të Insajderit, Cineplex furnizohet me ujë vendorë

Një muaj pas raportimit të Insajderit, Cineplex furnizohet me ujë vendorë

Kishte qenë 16 janari i këtij viti kur Insajderi bazuar në ankesat e konsumatorëve të kinemasë “Cinepplexx”, kishte bërë një shkrim nëpërmjet të cilit publikoi faktin sesi kinemaja, investim me të cilin krenohet edhe kryetari i Prishtinës, shiste vetëm ujin e prodhuar në Serbi.

Shkrimi kishte ngjallur reagime të lexuesve që e quanin të papranueshëm faktin  e shitjes së ujit të prodhuar në Serbi pa pasur mundësi që të shitet uji tjetër.

Gati një muaj pas kësaj, kinemaja, investim austriak në një qendër tregtare në periferi të Prishtinës, ka vendosur që të furnizohet me ujë të prodhuar në Kosovë.

“Cineplexx” ka publikuar në faqen e saj në Facebook, një fotografi nëpërmjet të cilës ka lajmëruar se ka sjellë edhe ujin vendor, “Ujë Rugove”.

[arve url=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fcineplexxkosovo%2Fposts%2F1825384411037035%3A0&width=500″/]

Vet Ahmeti është kundërshtar i produkteve serbe. Ai njihet si një adhurues i kampanjës “Duaje tënden” dhe madje në nëntor të vitit 2015, Ahmeti kishte dalë vet në një konferencë për media për të kërkuar bojkot të produkteve serbe.

E në shtator të vitit 2014, aktivistë të Vetëvendosjes, kishin marrë një aksion pikërisht kundër ujit “Rosa”, duke ndërhyrë në billbordet e tyre “Produkt i Serbisë, bojkotoje”./Insajderi.com

Kinemaja me të cilën krenohet Ahmeti shet vetëm ujin e prodhuar në Serbi