Një nga katër të vdekurit e aksidentit në Ferizaj është edhe një 12 vjeçar

Një nga katër të vdekurit e aksidentit në Ferizaj është edhe një 12 vjeçar

Një 12 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit që ndodhi të dielën në Koshare të Ferizajt.

Pos tij  viktima janë edhe një dy gra të moshës 60 e 32 vjeçare si dhe një mashkull i moshës 39 vjeç.

Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi rreth orës 15:37.

Përpos vdekjeve ka edhe të lënduar, raporton Insajderi.

“I.R ( F/SH/K) 32 vjeçare, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, e cila ishte pasagjere në automjetin VË Golf. Y.H ( M/SH/K) 21 vjeçar dhe  L.H ( M/SH/K) 21 vjeçar, të cilët ishin pasagjerë në automjetin Audi, të njëjtit, pasi kanë marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj janë liruar”, thuhet ndër tjerash në njoftim. /Insajderi.com