Situata në Deçan: Një paciente e moshës 13 vjeçare dërgohet në spitalin e Pejës

Situata në Deçan: Një paciente e moshës 13 vjeçare dërgohet në spitalin e Pejës

Një paciente e moshës 13 vjeçare kishte dalë për të blerë barnat e nevojshme në një nga barnatoret e qytet në Deçan dhe me këtë rast e ka humbur vetëdijen.

Sipas mjekëve ajo e ka humbur edhe dy herë vetëdijen derisa sa kishte mbërritur në spitalin e Pejës.

Nga stafi mjekësor dhe nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, është kërkuar që mediat të mos lejohen të hyjnë brenda për shkak se pacientët kanë filluar të revoltohen me gjendjen e cila po mbretëron brenda QKMF-së në Deçan, raporton ‘KK’.

Situata raportohet të jetë më stabile ndonëse herë pas here ka pacientë që po shkojnë për të marrë tretman mjekësor në QKMF.

Numri i pacientëve tani është më i vogël krahasuar me ditën e djeshme.

Qeveria e Kosovës është duke e mbajtur mbledhjen e radhës, ku po diskutohet edhe për situatën në  Deçan.

Rreth një mijë e 500 qytetarë dyshohet të jenë helmuar në Deçan, banorët thonë se ky helmim “ka ardhur nga uji”./Insajderi.com