
Një person është gjetur pa shenja jete gjatë së martës së 6 prillit në fshatin Doganaj të Kaçanikut, njofton Insajderi.
Policia e Kosovës kanë njoftuar për rastin, të cilin e kanë cilësuar si “Vetëvrasje”.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
“Fsh. Doganaj, Kaçanik, 06.04.2021 – 06:42. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekja e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com