Një person bën vetëvrasje në Kaçanik

Një person bën vetëvrasje në Kaçanik

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë së martës së 6 prillit në fshatin Doganaj të Kaçanikut, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës kanë njoftuar për rastin, të cilin e kanë cilësuar si “Vetëvrasje”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

“Fsh. Doganaj, Kaçanik,  06.04.2021 – 06:42. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekja e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com