
Një person është dërguar në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi ishte lënduar aksidentalisht në vendin e tij të punës, njofton Insajderi.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se viktima është nga fshati Bresje e Fushë Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 12:40.
Lidhur me rastin është arrestuar pronari dhe mbikëqyrësi i firmës ku punonte viktima.
“Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Është arrestuar pronari dhe mbikëqyrësi i firmës të dyshuarit meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Insajderi.com