Një person dyshohet se është therur me thikë, pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur të martën në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare për trajtim mjekësor.
Rastin për Insajderi-ne ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në lagjen Dardania në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.
Ai tutje ka njoftuar se po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./Insajderi.com