Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një vetë-aksidenti me veturë në fshatin Shakovicë të Podujevës.
Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:15.
Viktima është dërguar më pas për trajtim mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut është dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek ky vet aksident. /Insajderi.com