Një person gjendet i plagosur te parku në Prishtinë

Një person gjendet i plagosur te parku në Prishtinë

Një person është gjetur i plagosur nga arma e zjarrit, në rrugën “Asllan Pireva”, në Prishtinë.

Viktimën e këtij rasti e kishte parë një person te hyrja e Parkut, me ç’rast edhe kishte raportuar Policinë.

Siç njoftohet në raportimin 24-orësh të Policisë, viktima është gjetur i shtrirë, pasi që ishte plagosur me armë zjarri.

Ai më pas është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prishtinës, ku sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet relevante. /Insajderi.com/