Një person gjendet i vdekur në Prishtinë

Një person gjendet i vdekur në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë së shtunës në Prishtinë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në njoftimin e saj 24-orësh ku thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Prishtinë 10.07.2021 ─ 08:30. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com