Një person gjendet i vdekur në Prizren, policia jep detaje

Një person gjendet i vdekur në Prizren, policia jep detaje

Një burrë 58-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij, i varur në rrethojat e shkalleve të katit të dytë të shtëpisë së tij në rrugën “Akili” në Prizren, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas policisë, familjarët e viktimës kanë deklaruar se ai kishte probleme nervore.

Osmanollaj, bëri të ditur se kanë filluar hetimet për zbardhjen e këtij rasti, derisa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Stacioni policore në Prizren është njoftuar për një person të varur. Patrulla që i është përgjigjur rastit njofton se viktima i lindur në vitin 1963 me banim në Rr. “Akili” në Prizren. I njëjti është gjetur nga familjaret, i varur në rrethojat e shkalleve të katit të dytë të shtëpisë. Sipas familjareve, viktima ka pasur problem nervore. Rasti është duke u hetuar. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë ai./Insajderi.com