Një person gjendet i vdekur në Zveçan

Një person gjendet i vdekur në Zveçan

Një trup i pajetë është gjetur gjatë ditës së djeshme në fshatin Srbovac të Zveçanit, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima është gjetur rreth orës 12:30, nga një grua e cila e kishte raportuar rastin në polici.

Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i lirohet familjarëve për ceremoni mortore.

“Fsh. Srbovac, Zveçan 10.08.2020 – 12:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se ka gjetur trupin e pa jetë të viktimës mashkull kosovar. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/