Një person goditet me ‘plumb qorr’, tjetri humb dorën nga fishekzjarret

Një person goditet me ‘plumb qorr’, tjetri humb dorën nga fishekzjarret

Mbi 10 persona kanë kërkuar ndihmë në Qendrën Emergjente, si pasojë e lëndimeve të marra nga mjetet piroteknike dhe nga ‘plumbat qorr’, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente të QKUK-së, Adem Jaha, i cili tha se një pacient është sjellë në gjendje të rëndë pas goditjes nga plumbi i ashtuquajtur “qorr”.

Ndërsa një tjetër është sjellë me dorë të amputuar si pasojë e përdorimit të mjeteve prioteknike.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes të shtuar.

“Fatmirësisht mësuam nga ekipet kujdestare që numri i të lënduarve këtë vit është më i vogël krahasuar me vitet e mëhershme. Megjithatë ne do të dëshironim që fare të mos ketë lëndime të tilla. Prandaj edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës urime Viti i Ri, por festoni dhe vazhdoni të qëndroni në familjet tuaja”, tha ai. /Insajderi.com