Një persona ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 14:00, në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, ka deklaruar Ahmeti./Insajderi.com