Një person i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në Gjilan

Një person i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në Gjilan

Një person ka humbur jetën dhe pesë tjerë janë lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur pak më parë në Cërnicë të Gjilanit.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident, në Cërnicë të Gjilanit, ku një person ka humbur jetën si dhe pesë të tjerë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Prokuroria ka dërguar në mbajtje për 48 orë vozitësin e njërës veturë të përfshirë në aksident”, ka thënë Hashini për Insajderin.