Një person i vdekur nga aksidenti mes katër veturave në Drenas

Një person i vdekur nga aksidenti mes katër veturave në Drenas

Një person ka mbetur i vdekur në një aksident midis katër veturave në fshatin Arrlat të Drenasit, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha se ky aksident ka ndodhur rreth orës 20:40 në rrugën rajonale për Malishevë.

“Sonte rreth orës 20:40 në fshatin Arllat në rrugën rajonale për Malishevë është shkaktuar një aksident trafiku në mes të katër (4) automjeteve. Njësitet policore iu kanë përgjigjur rastit, po ashtu emergjenca dhe zjarrfikësat janë në vendngjarje. Sipas raportimeve fillestare mjeku ka konstatuar se një person është pa shenja jete”, ka thënë ai.

Hoxha tutje ka njoftuar se ekiper relevante janë duke u marrë me rastin. /Insajderi.com