Një person në Prishtinë sulmon fizikisht dhe kërcënon me armë ish-bashkëshorten

Një person në Prishtinë sulmon fizikisht dhe kërcënon me armë ish-bashkëshorten

Një person në Prishtinë, ka sulmuar dhe kërcënuar me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij në orët e vona të së dielës.

Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë i është ofruar trajtim mjekësor

Bëhet e ditur që i dyshuari pas këtij akti është shoqëruar në stacion policor, ku me këtë rast ka dorëzuar dhe një pistoletë me 35 fishekë të cilën dyshohet se e përdori në rastin e sulmit ndaj ish-gruas.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com