Një person shoqërohet në polici lidhur me zgjedhjet në Istog

Një person shoqërohet në polici lidhur me zgjedhjet në Istog

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person e ka shoqëruar për në polici. Rasti ka të bëjë me zgjedhjet që po mbahen në Istog.

Deri të shoqërimi i tij kishte ardhur pas një ankese bërë në polici.

Rastin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

“Një person është shoqëruar në polici, prokurori është duke u marrë me rastin dhe deri më tani nuk mund të themi që ai është i dyshuar. Sapo të grumbullohen të dhënat tjera, do t’ju njoftojmë”, ka thënë Ibraj.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje tjera se për çfarë dyshohet personi në fjalë, duke shtuar se rasti ka të bëjë me zgjedhjet që po mbahen në Istog për kryetar të komunës./Insajderi.com