Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është raportuar për një rrahje ku është përdorur edhe thikë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në këtë rrahje kanë qenë të përfshirë tre persona.
Sipas njoftimit, dy viktimat janë sulmuar fizikisht nga i dyshuari N.N.
Njër prej tyre ka pësuar lëndim në këmbë nga një mjet i fortë që dyshohet të jetë thikë.
Viktimat pas tretmanit janë liruar për në shtëpi, ndërsa i dyshuari ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.