Një person theret me thikë në sheshin e Vushtrrisë

Një person theret me thikë në sheshin e Vushtrrisë

Policia e Kosovës njofton se të premten është arrestuar i dyshuari i cili ka rrahur dhe sulmuar me thikë një person në Vushtrri, shkruan Insajderi.

Rasti ka ndodhur në sheshin “Hasan Prishtina” rreth orës 12:20.

Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore, ku është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për tretman mjekësor.

Nga i dyshuari është konfiskuar thika e cila është përdorë në rast ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti ka rrahur dhe sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar thika e cila është përdorë në rast ndërsa me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com