Një person thotë së një polic i Kosovës ia theu dorën

Një person thotë së një polic i Kosovës ia theu dorën

Një person me inicialet Sh.B., po pretendon se atij i është thyer dora pas një konflikti që pati me një polic, i cili ishte duke bërë rojë afër objektit të Administratës Tatimore të Kosovës.

Sh.B., ishte pasagjer i një veture që po parkohej në afërsi të njërit prej objekteve të këtij institucioni, ndërsa thotë se i ka kjo gjë i ka kushtuar me një përplasjeme një pjesëtar të PK-së, incident i cili përfundoi edhe me lëndime.

Siç raporton Koha, më 17 mars SH.B., pasi me kërkesën e policit kishin larguar veturën e parkuar afër këtij institucioni, tentoi t’i kërkonte sqarime policit se përse nuk lejohej parkimi në atë zonë, dhe pas ftesës për të hyrë në korridorin e këtij institucioni, SH.B. po pretendon se u sulmua nga pjesëtari i policisë.

E pasi rasti u paraqit në polici, avokati i viktimës thotë se ata e kanë paraqitur rastin edhe në IPK, pasi që dyshojnë se në këtë rast polici bëri tejkalim të kompetencave.

Sipas raportimit të Policisë ndaj Sh.B. është hapur rast për armëmbajtje pa leje, pasi që atij i ishte gjetur dhe konfiskuar një boks i hekurit.

Policia përmes një përgjigjeje me shkrim për Insajderi-n, përveç konfirmimit të këtij rasti, ka bërë të ditur gjithashtu se Sh.B. ka paraqitur një ankesë ndaj zyrtarit policor, ankesë kjo e cila i është përcjellë IPK-së.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një boks i hekurit. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Personi në fjalë po ashtu në polici ka dhënë edhe një deklaratë, ku ka paraqitur pakënaqësinë e tij rreth sjelljeve të një zyrtari policor. E njëjta ankesë përmes rrugëve zyrtare është përcjellë në IPK”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. /Insajderi.com