Një person vendos vazo me kanabis para objektit të Qeverisë

Një person vendos vazo me kanabis para objektit të Qeverisë

Një person është arrestuar të enjten pasi ka vendosur një vazo të mbjellë me kanabis para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë se personi i arrestuar është me të meta mendore dhe e ka rekomanduar atë që të kontrollohet tek mjekët.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka vendosur një vazo ku kishte të mbjellë kanabis. Është kontrolluar në lokacionin e tij ku ka pasur edhe 51 (pesëdhjetë e një) copë bimë kanabis”, ka thënë Policia.

“I dyshuari kishte të meta mendore ku posedonte dokumente të mjekut. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt dhe rekomandon për kontrollim mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Insajderi.com