Sot do të ketë ndërprerje të ujit në një pjesë të Prishtinës, njofton Insajderi.
Kjo për shkak të disa punime teknike, në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit.
Bëhet fjalë për punime në ndërrimin e gypit të ujit në rrugën ” Llapi” në Prishtinë.
“Andaj, njoftojmë konsumatorët e rrugës ” Bajram Bahtiri ” dhe rrugët përreth , se do të kenë nesër ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 17:00″, njofton KRU “Prishtina”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com