Një pjesë e vaksinave para marsit në Maqedoninë Veriore

Një pjesë e vaksinave para marsit në Maqedoninë Veriore

Vaksina kunër Coronavirusit mund të arrijë para muajit mars në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Ky optimizëm vjen nga Ministri i Shëndetësisë i vendit fqinj, Venko Filipçe, i cili nuk saktësoi se kur mund të fillojë imunizimi dhe me çfarë doza.

Vaksinat e para që priten në janar do të vijnë nga Bullgaria, Greqia, Polonia dhe Austria.

Filipçe thotë se ka tre mënyra si të arrihet deri te vaksina. Përveç atyre që janë porositur, donacioneve ose rishitjeve, ka edhe negociata të drejtpërdrejta me prodhuesit e vaksinave.

“Nuk ka çmim që Qeveria nuk është në gjendje ta paguajë për vaksinat. Këtë dua ta them qartë dhe ta dërgoj si porosi. Të gjithë prodhuesit me të cilët po bisedojmë janë prodhues të cilët tashmë kanë filluar procedurat administrative për marrjen e licencave, që do të thotë se porosia e dytë është se absolutisht të gjitha ato vaksina që potencialisht do mund të mbërrijnë në vend janë absolutisht të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta”, tha Filipçe. /Insajderi.com