
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur i vdekur.
Trupi tij u pa në një fushë të hapur në fshatin Tupec të Prizrenit.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai. /Insajderi.com