Një person i moshës 44 vjeçare ka rënë nga një ndërtesë teksa punonte me çka mori lëndime trupore.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sylejman Vuçitërna”, Prishtinë.
Lajmin për Gazetën Online Insajderi e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“I njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”. /Insajderi.com