Një punëtor i KEDS-it vdes pas kontaktit me rrymën

Një punëtor i KEDS-it vdes pas kontaktit me rrymën

Punëtori i KEDS, Idriz Prekazi, ka vdekur sot në vendin e tij të punës, si pasojë e një incidenti me rrymën, njofton Insajderi.

Kështu njoftoi kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Jashari tha se Prekazi ishte mik i tij, teksa i shprehu ngushëllime familjes.

“Me dhimbje e pikëllim mora lajmin për vdekjen në mënyrë tragjike të shokut e mikut tim, Idriz Prekazi. Si punëtor i vyer i KEDS-it, Idrizi sot brenda orarit zyrtar të punës, duke i shërbyer vendit dhe qytetarëve, vdiq në menyrë tragjike pas një incidenti me energji elektrike”, ka shkruar Jashari.

“Idriz Prekazi ishte një punëtor, burrë, prind, mik e shok shembull për të gjithë. Vdekja e tij tragjike është një goditje e madhe për të gjithë ne. Në emrin tim personal dhe të komunës së Skenderajt, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Prekazi, kolegët e punës, shokët dhe të gjitha ata që kishin fatin ta njohin Idrizin. U prehsh në paqe mik i dashur!”, shtoi ai. /Insajderi.com