Një punëtor ndërtimi nga Kosova mbytet në Mal të Zi

Një punëtor ndërtimi nga Kosova mbytet në Mal të Zi

Një punëtor ndërtimi ka vdekur ndërsa një tjetër është lënduar rëndë dje rreth orës 14.30 si pasojë e shembjes së një ndërtesë në Beçiq në Mal të Zi.

I ndjeri dhe i lënduari, që të dy janë shtetas të Kosovës, ndërsa po gërmonin për ndërtimin e një ndërtese banimi, është shembur dheu, transmeton Koha.net.

Punëtorët tjerë ia dolën që të shpëtonin njërin, ndërsa tjetri u mbulua nga dheu, shkruan “Vijesti”.

Në vend të ngjarjes kanë dalë policia, pjesëtarë të Kërkim-Shpëtimit dhe Ndihma e shpejtë e cila e ka dërguar të plagosurin në spital.