Një punëtor vdes në Bajgorë, dyshohet se e zuri traktori

Një punëtor vdes në Bajgorë, dyshohet se e zuri traktori

Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë sot derisa ishte duke punuar në Bajgorë të Mitrovicës, njofton Insajderi.

Sipas informatave të para, dyshohet se viktimën aksidentalisht e ka zënë traktori në vendin ku ishte duke punuar.

Kështu thotë për Insajderi-n, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cili tutje tha se policia është në vendin e ngjarjes.

“Një punëtorë ka humbur jetën. Dyshohet se viktimën aksidentalisht e ka zënë traktori. Polica janë në vendngjarje”, ka thënë shkurt Zaiti.

Viktima dyshohet se ishte duke punuar në parkun e energjisë me erë i cili po ndërtohet në Bajgorë. /Insajderi.com/