Një qytetar vdes pasi bije nga një objekt ndërtimi

Një qytetar vdes pasi bije nga një objekt ndërtimi

Një qytetar ka vdekur pasi që ka rënë nga lartësia e një objekti ndërtimi në lagjen “Prishtina e Re” në kryeqytet, njofton Insajderi.

Lajmin për Gazetën Online Insajdri e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Në raportin e policisë thuhet që viktima mashkull i lindur në vitin 1976, nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve që ka marrë dhe ka ndërruar jetë në QKUK, teksa po merrte ndihmën e parë.

Aktualisht rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë e inspektoratit të punës./Insajderi.com