Një i ri plagoset me armë zjarri në Tiranë

Një i ri plagoset me armë zjarri në Tiranë

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në “Unazën e Re” në Kryeqytet.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se i plagosur me armë zjarri është 22-vjeçari G.K, i cili është gjetur i plagosur në rrugën “Teodor Keko”.

Personi i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Top Channel