Një i ri nga fshati Koretisht i Novobërdës është therur sot me thikë në veri të Mitrovicës gjatë një tubimi të Listës Serbe.
I plagosuri u transferua menjëherë në spitalin e Mitrovicës.
Incidenti thuhet se ndodhi menjëherë pas fillimit të tubimit.
Informacion mbi incidentin për mediumin KoSSev është konfirmuar nga Policia e Kosovës në rajonin veri, duke mos konfirmuar nëse incidenti ka të bëjë me tubimin apo jo. /Insajderi.com