Një serb në fshati Kishnicë afër Graçanicës po pretendon që është “sulmuar” nga disa djemë të ri shqiptarë.
Ai për portalin në gjuhën serbe “Kosovo Post”, ka thënë se “personat që e rrahën kanë thirrur UÇK”.
“Po kthehesha nga puna, parkova makinën dhe dëgjova disa djem që zbresin në shtëpinë time duke brohoritur “UÇK”. Doja të dilja dhe t’u them atyre të kthehen. Por, ata hodhën shishe, të cilat mbetën para shtëpisë sime”, përshkroi ngjarjen Trajkoviq”, tha ai.
Serbi me emrin Trajkoviq, 29 vjeçar, tha se raastin e ka lajmëruar në Polici dhe se “agresorët” sipas tij janë nga po i njëjti fshatë, Kishnicë.
“Djemtë janë nga fshati, djem më të rinj, por unë nuk i njoh personalisht. Unë e raportova rastin në polici, e cila menjëherë shkoi për të hetuar”, theksoi i dyshuari për sulm mbi të.
Të martën në Graçanicë është djegur një baner me sloganin “Liria ka Emër”.
Këtë akt mediat serbe e cilësuan si provokim, madje kishte kërkesë nga autoritetet komunale që billbordi të largohet.
Zëvendës-kryeministri, Goran Rakiq, është ftuar që të raportojë në Komisionin për Qeverisje Lokale dhe Media, të martën.
Ai e dënoi sulmin e djegies së banerit, për ta quajtur këtë akt “vandalizëm”. /Insajderi.com