Policia e Kosovës, ka njoftuar se të dielën, një serbe duke drejtuar veturën ka goditur dy fëmijë kosovarë në Mitrovicë, njofton Insajderi.
Sipas policisë, viktimat pas trajtimit mjekësorë janë liruar për në shtëpi.
Me vendim të gjyqtarit kujdestar, e dyshuara është urdhëruar të paraqitet me datë 19.04.2021 në procedurë të shpejtë, thuhet në raportin e policisë.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME Mitrovicë 18.04.2021-14:25. Raportohet se e dyshuara femër Serbe shtetase e Serbisë duke drejtuar veturën e saj nga pakujdesia ka goditur dy fëmijë femra kosovare. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi. Me vendim të gjyqtarit kujdestar, e dyshuara është urdhëruar të paraqitet me datë 19.04.2021 në procedurë të shpejtë”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.