
Një shitësi të cigareve i janë djegur duart në një kafene të Prishtinës.
Në një video të cilën e ka siguruar Reporteri, shihet sesi cigarxhiut i hidhet zjarr dhe fillon përqeshja me të.
Shitësi vërehet duke bërtitur e tentuar ta largojë zjarrin i cili po digjte duart e tij.
Nuk është e qartë se për cilën kafene bëhet fjalë.
Ajo që shihet nga video e publikuar është se asnjë nga të pranishmit nuk i ofron ndihmë shitësit të cigareve. /Insajderi.co