Shpërthim në Hajvali të Prishtinës

Shpërthim në Hajvali të Prishtinës

Një shpërthim ka ndodhur mbrënë rreth orës 22:30 në rrugën Dëshmorët e Marevcit, në Hajvali.

Lajmin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas policisë, ekzaminimet e vendit të ngjarjes nga njësitë policore kanë vazhduar edhe sot.

Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe i njëjti po hetohet nga stacioni policor jugu në Prishtinë.

“Jemi njoftuar mbrëmë rreth orës 22:30, për një shpërthim në rrugën Dëshorët e Marevcit, në Hajvali. Ekzaminimet dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nga njësitë policore kanë vazhduar edhe sot. Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe i njëjti po hetohet nga stacioni policor jugu në Prishtinë” thuhet në raportin e PK-së. /Insajderi.com