Një shqiptar ka humbur jetën nga tërmeti në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën nga tërmeti në Itali

Një shqiptar ka humbur jetën nga tërmeti që ka tronditur Italinë qendrore.  Lajmin e ka dhënë Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë duke njoftuar se viktima është Erjon Toro nga Fieri.

Trupi i tij është gjetur nën rrënoja të ndërtesave, njofton gazeta shqiptare Shekulli.

Në anën tjetër, shtatë shqiptarë të tjerë raportohet së janë të lënduar.

Sipas mediave ndërkombëtare, numri i të vdekurve ka arritur në së paku 120.  Po ashtu, ka edhe dhjetëra të lënduar e të tjerë që konsiderohen të zhdukur./Insajderi.com