Një shtëpi është djegur në komunën e Deçanit gjatë pasdites së sotme, ndërsa shkaqet e kaplimit nga flakët ende nuk dihen.
Nga pamjet që ka siguruar Gazeta Online Insajderi, zjarri shihet në pjesën e sipërme të saj.
Në vendin e ngjarjes shihen edhe zjarrfikësit, të cilët kanë shkuar për ta shuar zjarrin.
Redaksia ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, por i njëjti tha se deri më tani nuk kanë ndonjë informacion.
“Për momentin nuk kemi pranuar ndonjë informacion”, ka thënë Gashi./Insajderi.com