 
                    Një shtëpi në rrugën “Isa Kastrati” rreth orës 19:00 është përfshirë nga zjarri
Lajmin për Insajderi-n, e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.
“Policia menjëherë pas informatës ka dalë në vendin e ngjarjes. Janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin”, tha ai.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia është duke punuar për hetimin e rrethanave të rastit. /Insajderi.com
 
                            						 
                   
                   
                   
                       
                       
                       
                       
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                   
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                           
                          